Sot, në orën 11:00, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet vazhdimi i 42-të i seancës konstituive. Kjo përpjekje e radhës vjen pas disa dështimeve të njëpasnjëshme për ta konstituuar përfundimisht përbërjen e re të Kuvendit.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe thirrjeve për bashkëpunim institucional, procesi ende mbetet i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet subjekteve politike. Ende nuk është arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe organeve tjera udhëheqëse.