“Edhe të fikur, edhe të koritur”, Ramadani kritikon Qeverinë e KQZ-në për tolerim ndaj Listës Serbe

"Sërish, thirrja për bojkot kthehet në akuzë ndaj Kosovës për çështje administrativo-politike"

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tolerim ndaj Listës Serbe.

Sipas Ramadanit, Lista Serbe po bën “lojë brutale” me para të Kosovës kundër Kosovës.

“Lista Serbe pasi i mori 360 mijë euro nga Kosova më 12 janar 2024, organizoi peticionin për shkarkimin e Kryetarëve në Komunat në veri të vendit. Kështu, detyroi Kosovën të shpallë referendum (duke shkaktuar konfuzion ligjor, pra realisht detyroi Kosovën të merr veprime eventualisht të kontestuara!) dhe në fund po fton serbët të bojkotojnë këtë proces.

Sërish, thirrja për bojkot kthehet në akuzë ndaj Kosovës për çështje administrativo-politike.

Dikush sërish thotë “është çështje ligjore” çregjistrimi në KQZ  i Listës Serbe, por harron se një parti shqiptare (PSD) e patën suspenduar për shkak të vonesave në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Një partie tjetër shqiptare (GUXO) nuk ia pranoi KQZ-ja zgjedhjen e dy bashkë-kryetarëve, rrjedhimisht e detyroi t’i përshtatet rregullave normative”, ka shkruar Ramdani në Facebook.

“Po Lista Serbe?”, ka pyetur ish-kryeinspektori i AKI-së.

“Kur e ndrroi Kryetarin dhe kryesinë, pra pas 24 shtatorit 2023, a e ftoi KQZ-në ta monitorojë Kuvendin Zgjedhor? A ishte proces zgjedhor partiak sipas normativës, zbatimi e të cilës KQZ e ka për obligim ta monitorojë? A munden të na sqarojnë se si u mbajt Kuvendi kur Elek u zgjodh Kryetar i LS?”, ka vazhduar të pyesë Ramadani.

Gjithashtu, Ramadani ka thënë se cilat janë të dhënat e KQZ-së për Listën Serbe, për të cilën u konstatua se është bashkorganizatore e sulmit terrorist në Banjskë bashkë me shtetin serb.

“Për më shumë, KQZ dëshmoi se nuk ka kërkuar ndonjëherë të dhëna nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë rreth përfshirjes së Listës Serbe në organizimin e sulmit paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023! Qeveria, përmes MPB, e pati konstatuar më 26 shtator 2023, se bashkë-organizatorët e sulmit në Banjskë janë Serbia dhe Lista Serbe!

Por, as anëtarët e partisë në pushtet në KQZ nuk e morën seriozisht këtë konstatim të Qeverisë! Sipas rastit të njohur në Spanjë (partia BATASUNA, 2003), partia Lista Serbe do të ndalohej së funksionuari pa asnjë dilemë ligjore e Kushtetuese”, ka shkruar më tej Ramadani.

Kështu, sipas Ramadanit, strategjia e Listës Serbe ka vendosur Qeverinë e Kosovës “edhe të fikur edhe të koritur”.

“E tërë situata, e menaxhuar absolutisht gabueshëm politikisht, është në drejtim të nxitjeve të tensioneve në vazhdimësi. Kjo strategji, nëse mund ta quajmë ashtu, e vendos Qeverinë e Kosovës vetëm në një pikë: Edhe të fikur, edhe të koritur!”, ka përfunduar Ramadani.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika