Edhe Zveçani voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Pas Leposaviqit dhe Zubin Potokut edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar pro anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Flamuri i Kosovës në Komunën e Zveçanit.

Kuvendi Komunal i Zveçanit, të premten, është bërë e ditur se ka votuar pro anëtarësimit të komunës në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kjo është bërë një ditë pasi vendime të tilla kanë miratuar edhe Kuvendi Komunal i Leposaviqit dhe ai i Zubin-Potokut.

Për vendimin që ka marrë komuna e Zveçanit ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social Facebook.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas procedurave, vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.

Ndryshe, më 22 gusht, edhe Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika