Edi Rama: Ballkani i Hapur është një projekt paqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se iniciativa “Ballkani i Hapur”, përveç të mirave ekonomike siguron edhe paqe në vendet e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Në kuadër të  Panairit të Verës të organizuar në Beograd, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur edhe për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Rama, ka deklaruar se “Ballkani i Hapur”, i tejkalon barrierat ekonomike e politike, sipas tij, kjo iniciativë është “një projekt paqeje”.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, sipas Ramës do të mundësojë që vendet e Ballkanit, “të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës”.

“Fakti që jemi këtu të gjithë së bashku duhet të na inkurajojë edhe më shumë dhe duhet të na bëjë të gjithëve edhe më të bindur se ‘Ballkani i Hapur’, është shumë më tepër se sa ekonomi, shumë më tepër se sa tregti, është shumë më tepër se sa politikë po e po”, ka thënë Rama.

“Ballkani i Hapur, është një projekt paqeje dhe është një projekt bashkëjetese në paqe, është projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për paqe, në mënyrë që kjo lagje e vogël e Evropës, të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës por të bëhet vend i së ardhmes për rininë tonë”, ka vijuar ai.

Kundër, kësaj iniciative është ende shteti i Kosovës, kurse pro saj janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe së fundmi edhe Mali i Zi.

Ndërkaq, pro “Ballkanit të Hapur”, janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar  kishte thënë se nëse kjo iniciativë është e suksesshme, atëherë duhet të jetë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të përfshihen në nivel të njëjtë.





Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika