Edi Rama dekoron ish-kryeministrin, Fatos Nano

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka nderuar ish-kryeministrin, Fatos Nano, me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, si një shenjë e vlerësimit për kontributin e tij të shquar për Shqipërinë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dekoruar me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, Fatos Nanon, ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin e tij social në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e ish-kryeministrit Fatos Nano për vendin dhe shoqërinë “gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot bashkë me lutjet tona edhe mirënjohjen tonë të madhe, për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, ka shkruar Rama.

Kordoni i Madh me Yll të Mirënjohjes Publike

Ndryshe, që nga e premtja e kaluar, ish-kryeministri Nano ndodhet në spital, për shkak të një problemi në mushkëri.

Fatos Nano, i lindur më 16 shtator 1952, në Tiranë, u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit në vitin 1991, pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Socialisti fitoi në zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në 31 mars 1991. Pas dy muajsh dha dorëheqjen, për t’u zgjedhur sërish në vitin 1997 deri në vitin 1998 dhe nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika