Edi Rama: Kosova kishte fat që më 1999 kishte Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova ka qenë me fat që gjatë vitit 1999 i kishte dy figurat kyçe të saj, Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën

Ish-presidentët e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova ka qenë me fat që gjatë vitit 1999 i kishte dy figurat kyçe të saj, Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën.

Kështu është shprehur ai pas publikimit të dokumentarit “Devijimi Special”, ku ekspertë kushtetues dhe gazetarë kanë komentuar përdorimin e doktrinës “Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”, me të cilën Prokuroria Speciale në Hagë akuzon figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Pavarësisht se Rugova kishte një linjë shumë të vendosur për pavarësinë por me një tjetër metodë, ishte fati i Kosovës që të kishte në njërën anë Ibrahim Rugovën dhe në anën tjetër Hashim Thaçin”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në emisionin
“Opinion”, të Blendi Fevziut

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama ka treguar edhe arsyet e vizitës së tij në Hagë, ku po qëndron në paraburgim Hashim Thaçi.

“Te formulari që plotësova në pyetjen cila është arsyeja, unë shkrova- më ka marrë malli”, ka thënë Rama.

“Besoj që ishte gjë e duhur edhe në aspektin e detyrës pavarësisht se shtysa e brendshme ishte në radhë të parë vëllazëror, shoqëror, miqësor, por edhe në aspektin e detyrës ishte gjëja e duhur”, shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kur pyetet se a është me të drejtë apo pa të drejtë atje, Rama ka theksuar se Thaçi është aty si pjesë e njërës prej historive më të rënda dhe më të dhimbshme.

“Njëkohësisht edhe më të lavidshme, që është historia e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë, dhe historia e UÇK-së, historia e çlirimit kombëtar të Kosovës në një varësi që duhet të jetë e pandashme, dhe në luftë me të cilën në fillim Thaçi dhe të tjerët dukeshin komplet Don Kishot, që nuk do arrijnë kurrë asgjë”, ka thënë ai.

Thaçi gjatë vizitës së Ramës në Hagë: Edhe 100 herë po të kthehesha, sërish do ta bëja të njëjtën gjë

Rama ka rrëfyer një pjesë të bisedës së tij me Thaçin, duke cituar një frazë të ish-presidentit që po mbahet në paraburgim në Hagë.

“Më ka bërë përshtypje fakti që edhe aty e prekëm këtë temë, tha se nëse do të kthehesha 100 herë, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë, sepse jam i bindur që ka qenë gjëja e duhur. Dhe nëse kjo ishte kostoja që i duhej paguar domosdshmërisë që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga të gjitha spekulimet, akuzat e ngritura sidomos nga famëkeqi Dick Marti, raporti i të cilit ishte shkaku që filloi i gjithë ky proces, ndërkohë që në aktakuzën e ngritur nuk ka asgjë nga Dick Marti, atëherë ai tha, kështu qoftë, dhe më vjen mirë që këtë kosto jam edhe unë që po marr pjesë për ta paguar dhe nuk është diçka që po iu ndodh shokëve të mi dhe unë jam i papërfshirë”, ishin fjalët e Thaçit, që Rama i transmetoi për publikun.

Megjithatë, siç tregoi Rama, ish-presidenti Thaçi në aspektin psiko-fizik po qëndron jashtëzakonisht mirë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi ishte në super formë në aspektin fizik, dukej jashtëzakonisht mirë, sikur ishte rinuar, sepse faktikisht aty ka një jetë e cila përtej izolimit që është diçka shumë e rëndë në vetvete, me orare, regjim, ushtrim, lexime, pa ato streset përminutshme të punës. Nuk po them se është më mirë atje sesa të ishte në Prishtinë, sepse do të ishte e tepërt, por nga pamja psiko-fizike m’u duk vërtetë në formë”, shtoi Rama.

Rama, po ashtu, ka pohuar se i ka dërguar një dhuratë ish-presidentit Thaçi.

“Po një arkë të madhe me libra. I çova një mori librash që kryesisht lidhen me historinë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika