Edi Rama nderohet me “Çelësin e Qytetit”: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës. Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku i është dhuruar “Çelësi i Qytetit”.

Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij ga Kosova, Albin Kurti. Kryeministri shqiptar u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama…Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth, por jam mësuar me këto kurthet. Po rashë në kurth, hidhem vetë, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.

“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama shtoi se hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira.

Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika