Edi Rama nderon Florian Markun me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”

Boksieri Florian Marku, ka pranuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes” nga Kryeministri Rama. Me këtë rast ka treguar rrugëtimin e tij profesional, pa lënë anash gjenezën e talentit, aty ku filloi gjithçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe boksieri, Florian Markun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar boksierin, Florian Marku me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.

Kryeministri Rama ka thënë se suksese të tilla e përmirësojnë vendin.

“Është Floriani ai që e nderon këtë godinë me praninë e tij, ne jemi të nderuar të ndajmë disa momente me të tillë shqiptarë dhe nuk kam pse e fsheh, kështu ne përmirësohemi”, është shprehur Rama.

Pasi ka pranuar medaljen, Marku ka treguar rrugëtimin e tij profesional pa lënë anash gjenezën e talentit, aty ku filloi gjithçka.

“Ka qenë ëndrra ime”, ka thënë Marku gjersa ka theksuar se njerëzit mendojnë se suksesi i tij është asgjë tjetër përpos se “fat”

Një nderim i tillë vjen pasi boksieri shqiptar Florian Marku, fitoi kundër meksikanit, Miguel Parra Ramirez në Air Albania Stadium në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, duke fituar kështu titullin “WBC Silver”.

Marku fiton kundër Ramirez, shpallet kampion bote

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika