Edi Rama në Berlin për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 11 prillit, do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për hapjen e negociatave.

Sipas së përditshmes gjermane, “Deutsche Welle”, që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë, që është mbështetës i procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian(BE).

“Ne duhet të kujdesemi që t’i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinje”, ka thënë ai në fund të marsit pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.

Nehammer bei Scholz: Beziehungsstart im Krisenmodus | kurier.at
Karl Nehammer, Olaf Scholz

Siç thotë ai , “është shumë e rëndësishme, që ti hapim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Qarqet diplomatike thonë se për të dhënë përfundimisht dritën jeshile për hapjen e negociatave një rol vendimtar luajnë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë.

Kryetari i komitetit të zgjerimit të BE-së në Bundestagun Gjerman, Anton Hofreiter, ka thënë për DW në një intervistë se shpreson që hapja e negociatave të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale të Francës.

Hofreiter: ″EU-Gespräche mit Albanien und Nordmazedonien müssen beginnen″ | Europa | DW | 11.04.2022
Anton Hofreiter

“Kam përshtypjen se edhe BE është vetëdijësuar se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

Deri më tani asnjë nga bashkëbiseduesit e tyre nuk është shprehur hapur për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Anton Hofreiter, i tha në një intervistë DW, se “shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është e mundur, por nuk ka shumë kuptim”. Hofreiter tha se shpreson që qeveria e re e Bullgarisë të ndryshojë qëndrimin e saj.”

Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato  mbi dialogun Serbi-Kosovë.

Edi Rama gëzon mirëbesim në Berlin, sepse politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së.

Edi Rama në Gjermani, nesër takimi me kancelarin Olaf Scholz | Gazeta Koha Jone
Edi Rama, Olaf Scholz

Në anën tjetër, edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë qoftë në NATO, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit, e ka rritur peshën e Shqipërisë si partner i besueshëm në kohë të vështira.

Prandaj edhe Rama në Berlin pas të gjitha gjasave do të pritet me shumë dashamirësi.

Ai do të takojë tre persona të rëndësishëm të politikës së kryeqytetit: kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, dhe kancelarin Olaf Scholz, i cili do t’i shtrojë një darkë mysafirit nga Tirana.

Marrë nga Deutsche Welle, përshtatur nga RTV Dukagjini.

Rama në Berlin, temë bosht hapja e negociatave

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika