Edi Rama: Serbinë ta marrim në BE, mos ta lëmë me Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Serbisë duhet t’i jepet kohë që të shkëputet nga Rusia. Ndërsa për këtë ajo do të ndihmohet nga Ballkani i Hapur që të mos ndikohet nga Rusia

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe Kryeminitri i Holandës, Mark Rutte, 04.07.2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin holandez, Mark Rutte, para gazetarëve në Amsterdam, ka thënë se Serbia nuk duhet të lihet nën ndikimi rusë sepse kjo do të mund të nxiste konflikte të reja, dhe si zgjidhje ajo duhet të futet në BE, në mënyrë që t’i evitojmë konfiliktet në një zonë siç është Ballkani Perëndimor.

“Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, dhe me udhëheqës të tjerë”.

Rama ka thënë se i ka njoftuar këta të fundit se “Ballkani Perëndimor është pjesa më e cenueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale me Serbinë”.

“Ndaj, unë besoj se duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë të shkojë nga ana tjetër”, ka propozuar Rama.

Tutje i pari i qeverisë shqiptare ka treguar rolin të cilin është duke e kryer. Ballkanin e Hapur, sipas tij këtë nismë rajonale e “ka ndihmuar, e po kështu qëndrimi për t’i thënë gjërat, për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë, ky është qëndrimi i duhur”.

Propozimin i presidentit të Francës, Emanuel Macron, për një Komunitet të ri Politik Evropian, për kryeministrin e Shqipërisë një gjë e tillë do ta bëjë bashkë Ballkanin Perëndimor, që të ketë qasje në temat që kanë peshë ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika