“Edi Rama vs Dick Marty”, a do ta delegjitmojë Gjykatën Speciale kundërrezoluta e Shqipërisë?

Rezoluta e Shqipërisë në Këshill të Evropës do të pastrojë luftën e UÇK-së dhe popullin shqiptar nga akuzat e Dick Marty-të, sipas politologut Agron Hoti. Kjo do ta delegjitimojë Gjykatën Speciale. Ndërsa, sipas analistit Arbnor Sadikut, nëse kalon një rezolutë e tillë, do të ishte jehonë e mirë për Kosovën

Rusia ishte përjashtuar nga Këshilli i Evropës pas agresionit në Ukrainë, dhe kjo sipas politologut Agron Hoti, ia ka hapur rrugën Shqipërisë për të fituar terren kundër akuzave të Dick Marty-të në Këshillin e Evropës.

Nga ana tjetër, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë mbledhur firmat (nënshkrimet) në Asamblenë e Këshillit të Evropës, për Mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku ngriheshin akuzat e rënda ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), mes tjerash edhe për trafikim organesh.

“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare,”,  ka shkruar Rama në Facebook.

Por, kjo iniciativë e kryeministrit të Shqipërisë, sipas Hotit, është në koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimin Evropian(BE) kundër Rusisë.

“Mbështetja e parë e Shqipërisë vjen nga politikat e SHBA-së dhe tërë Perëndimit kundër Rusisë, e cila ka rritur peshën e Shqipërisë, jo vetëm në Këshillin e Evropës, por edhe në Këshillin e Sigurimit”.

“Prandaj, mocioni i dytë i Shqipërisë në Këshillin e Evropës për një Rezolutë të re kundër Rezolutës së Dick Marty-të, ka për qëllim që ta bëjë Këshillin e Evropës të opinionalizohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Raporti i Dick Marty-të kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh njerëzore në territorin shqiptar, tashmë janë hedhur poshtë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Hoti për RTV Dukgjini.

Politologu Agron Hoti

Sipas Hotit, një rezolutë e re e Shqipërisë në Këshill të Evropës do ta pastrojë Shqipërinë nga akuzat e Martyt dhe do t’i hiqte dyshimet vendeve anëtare të BE-së.

“Në qoftë se një rezolutë e Shqipërisë do të kalonte si e tillë në Këshillin e Evropës, atëherë përveç pastrimit të Shqipërisë nga akuzat e Dick Martyt, bota do ta merrte vesh se Gjykata Speciale tashmë ka humbur tërësisht bazën për çfarë ishte themeluar fillimisht. Kjo sigurisht do të ndikonte në delegjitimimin e Gjykatës Speciale dhe pse jo diskreditimin e saj para botës”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, analisti Arbënor Sadiku ka thënë se akti i ri ka një juridiksion të caktuar, por në aspektin praktik nuk do të ketë efekt, pasi Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet. Sadiku shton se ka një jehonë pozitive për Kosovën formalisht.

“Kjo është një akt i ri dhe çdo akt i ri, i cili nxirret ka njëfarë juridiksioni për atë që nxirret. Sigurisht nëse i ka vota e mjaftueshme në njëfarë forme mund ta zhbëjë rezolutën [e Dick Martyt] në kuptimin formal sepse në kuptimin praktik ajo më s’ka asnjë efekt”.

Analisti Arbnor Sadiku

“Realisht Gjykata [Speciale] është themeluar duke u bazuar në të [në rezolutën e Dick Martyt në Këshillin e Evropës], dhe në njëfarë forme është e pamundur të zhbëhet ajo”.

“Por, në kuptimin formal ka një jehonë pozitive për Kosovën”, ka thënë Sadiku, duke shtuar se nuk e di a do të ketë mundësi Shqipëria që t’i grumbullojë të gjitha votat për ta kaluar këtë rezolutë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur më datën 3 prill të vitit 2023, ku në aktakuzë askund nuk përfshihet trafikimi i organeve.

Ndërsa, më poshtë mund t’i lexoni disa deklarime të ish-liderit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, dhënë para turpit gjykues para Dhomave të Specializuara.

“Sot po e nisim një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ndiej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të kem sukses në këtë rrugëtim. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u kthyem nga atje në Kosovë. Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë, Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim”, kështu ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë këtij fjalimi para trupit gjykues në Hagë, ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi ka theksuar se nga ky proces është hequr “reja e zezë” mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-eurodeputetit Dick Marty për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Kur raporti i Dick Martyt para 13 vitesh mbushi tytat e mediave ndërkombëtare me akuzat e sajuara për trafik organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe nga unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë dhe UÇK-ja dhe populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka përfunduar Thaçi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika