Edicioni i dytë i festivalit “RLIOF” sjell koncertin për nder të Nexhmije Pagarushës

“RLIOF” është festivali ndërkombëtar i operas në Kosovë, që organizohet nga tenori me famë botërore Ramë Lahaj. Ky festival po shënon ediconin tij të dytë dhe ka mbledhur artistë të dëshmuar ndërkombëtarisht dhe në vendin tonë. Nata e tretë e këtij festivali ishte e dedikuar për të madhen Nexhmije Pagarusha, gjë e cila ishte një ndër risitë e këtij edicioni

Pamje nga koncerti 26.07.2022

Festivali Ndërkombëtar “Ramë Lahaj International Opera Festival“, në kuadër të netëve të festivalit ka mbajtur të martën e 26 korrikut mbrëmjen kushtuar të madhes së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Festivali këtë vit shënon edicionin e tij të dytë duke sjellur risi dhe duke mbledhur artdashësit në një vend për të shijuar performancat e artistëve ndërkombëtar por edhe të vendit tonë.

Drejtoresha artistike e festivalit ndërkombëtar “RLIOF”, Ulpiana Aliaj në një intervistë për portalin Dukagjini ka thënë që kjo mbrëmje ka qenë vetëm nismë e risive në këtë festival.

Ulpiana Aliaj, Drejtoreshë Artistike e Festivalit

“Në fakt risitë janë të shumta dhe unë do të doja ta nisja nga kjo mbrëmje e cila është absolutisht një atribut për të madhen Nexhmije Pagarusha, por edhe në të njëjtën kohë në këtë mbrëmje do të celebrojmë edhe 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Çesk Zadeja i cili ka shkruar kaq shumë dhe i ka dhënë kaq shumë muzikës sonë shqiptare në gjithë zhandrin, qoftë ai simfonik apo operistik, kështu që risia më e madhe është edhe pasja e një repertori premierë në skenën shqiptare”, ka thënë Aliaj.

Një ngjarje e tillë kërkon kohën dhe përkushtimin e tij për të arritur një vëmendje kaq të madhe nga qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm, por cilat kanë qenë vëshitrësit me të cilat stafi organizativ është përballlur.

“Kemi pasur sfida të shumta patjetër dhe kjo është diçka që sigurisht duke qenë në një territor ende të brishtë të këtij zhandri, patjetër që hasemi në gjëra të tilla por kjo nuk është aspak pengesë për ne por përkundrazi një motiv për të shkuar më përpara dhe për të dhënë sa më shumë mundësi që Kosova të ketë struktura sa më të shëndetshme të artit operistik”, ka shtuar drejtoresha artistike e festivalit.

Pamje nga koncerti 26.07.2022

Ndërkaq e pyetur për mbrëmjen finale të këtij edicioni, ajo ka thënë që janë duke punuar intensivisht rreth organizimit të natës së fundit me të cilën edhe përfundon festivali për këtë vit.

“Jemi në një fazë pune shumë intensive për mbrëmjen gala dhe sigurisht do të kemi shumë surpriza dhe shumë të ftuar. Ato çfarë kemi zbuluar në moment janë patjetër pjesëmarrja e dirigjentit Valerio Galli e baritonit gjithashtu të mirënjohur Franco Vassallo, do të kemi prezencën e Erza Muqollit, dhe korin e fëmijëve Okarina, por gjithçka do të kryesohet patjetër me pjesëmarrjen e sopranos Angela Gheorghiu përkrah tenorit Lahaj”, është shprehur Aliaj.

Por, si po e sheh edicionin e dytë të festivalit sopranoja Adelina Paloja, e cila ka performuar në hapjen e kësaj ngjarje kulturore vitin e kaluar.

Adelina Paloja, Soprano

“Kam qenë vërtetë e nderuar të pranojë festën nga tenori ynë me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, pikërisht për të startuar edicionin e parë të këtij festivali me renome që do të jetë dhe shpresoj në jetëgjatësinë e tij vërtetë”.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që po shoh një ngritje edhe këtë vit me pjesëmarrjen e shumë artistëve edhe në këto prurjet e yjeve ndërkombëtare që nuk ka nevojë as ti përmend, besoj që tashmë i din të gjithë nga fusha e artit sepse ka qenë vërtetë risi për komunitetin artistik dhe për jetën kulturore në Kosovë”, ka thënë Paloja.

Një ndër veçantitë e këtij festivali sipas saj janë masterklasët që po mbahen me artistët e rinj.

“Do të veçoja gjithashtu edhe punën dhe angazhimin që po bëhet me këngëtarët tanë të rinj me këto masterklase shumë të frytshme të cilat janë dhe të cilat po e pasurojn jetën kulturore në vend”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq profesori i muzikës, Bajram Çupi i cili ka përcjell dy edicionet e këtij festivali ka thënë që rëndësia e kësaj ngjarje në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe.

Bajram Çupi, Profesor i muzikës

“Ka krijuar një traditë të fuqishme dhe të mirë i cili është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Prishtinën por edhe për Kosovën në përgjithësi por dhe gjithë gjeneratat nga studentët deri tek artistët aktiv”, është shprehur profesori.

Çupi ka thënë që festivali ka sjellur solokëngëtarë të famshëm të skenës ndërkombëtare duke ju ofruar eksperiencat e tyre artistëve tanë.

“Edhe vitin e kaluar po ashtu ka pasur mjaft emra këngëtarësh që është një stimul për të rinjtë që duhet ti përkushtohen këndimit, normalisht që kjo është edhe një përvojë e atyre të shohin se çfarë i pret rrugëtimi për tu bërë artistë, duke filluar nga masterklasat, studiot operistike, nga vetë teknikat e këndimit, dalja në skenë, pra janë shumë faktorë”, ka thënë Çupi.

Ndërsa i pyetur se cilët janë përfituesit më të mëdhenj të masterklasave që po realizohen në kuadër të festivalit, ai ka thënë që të gjithë artistët janë përfitues.

“Ne si pedagog mendojm se gjithmonë vetëm studentët, jo gjithë artistët përfitojnë, gjithë jetën është mësim dhe këngëtarët me përvojë në masterklasë perfeksionojnë në stile të ndryshme, për teknika të ndryshme dhe përvoja të ndryshme që vijnë nga mbarë bota”, ka shtuar Çupi.

Pamje nga koncerti, 26.07.2022

Ndryshe festivali ndërkombëtar “Ramë Lahaj International Opera Festival“, ka filluar nga 21 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 korrik ku edhe do të mbahet mbrëmja përmbyllëse në kuadër të edicionit të dytë të festivalit.

Në natën gala do të performojnë artistë të dëshmuar ndërkombëtarisht duke përfshirë edhe orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, korin e fëmijëve “Okarina” dhe solistën Erza Muqolli, të cilët do t’i dhurojnë publikut kosovarë një mbrëmje kolorit artistësh si rrallë herë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika