Edicioni i tretë i festivalit të filmit sportiv “Prishtina 2023”, filmi kryesor “Mia”
Komiteti Olimpik i Kosovës të premten e 20 tetorit ka organizuar edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të filmit të sportit “Prishtina 2023”. I njëjti pritet të hapet në orën 18:15 në Kinemanë ABC, ku do të shfaqen për dy ditë 14 filma, gjashtë prej tyre ndërkombëtare. Filmi kryesor është në orën 19:00 filmi “Mia”, […]
Komiteti Olimpik i Kosovës të premten e 20 tetorit ka organizuar edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të filmit të sportit “Prishtina 2023”.
I njëjti pritet të hapet në orën 18:15 në Kinemanë ABC, ku do të shfaqen për dy ditë 14 filma, gjashtë prej tyre ndërkombëtare.
Filmi kryesor është në orën 19:00 filmi “Mia”, i cili i dedikohet legjendës së basketbollit, Resmije Junikut dhe klubit të basketbollit “Universiteti”, i cili në vitet 70-ta dhe 80-ta ishte “krenaria jonë”.
“Mia” është i metrazhit të gjatë, zgjatë 60 minuta.
“Sot shfaqet, autore është Vjosa Maqedonci-Osmani, ajo është përkujdesur për shumicën e realizimit të filmit. Në këtë film flasin personazhe të huaj nga Kroacia, Bosnja e vende të tjera. Në nga personazhet qe flet në këtë film është edhe legjenda e futbollit Fadil Vokrri”, thotë Kushtrim Krasniqi.
Sipas tij, filmi ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshme.















