Edon Sadriu më i miri i xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”,ku në xhiron e 24-të , këtë trofe e ka fituar futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Fatmir Mehmeti, Ridvan Osmani.

Komisioni e vlerësoi Edon Sadriun për faktin se ai ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit nga ana e Ferizajt, me dy golat e tij, por edhe me depërtimet e tij të vazhdueshme në zonën e llapjanëve.

Me këto tri pikë, skuadra ferizajase rriti shpresat për mbijetesë në elitë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ferizaj, Edon Sadriu, e ndau Shaqir Uka, menaxher operacional në Albi Online.

“Është nder të shpallesh më i miri i javës në Albi Mall Superligë. Ky shpërblim është falë ndihmës së bashkëlojtarëve, shtabit teknik, por edhe përkrahjes së tifozëve tanë”.

“Me këtë seri pozitive, me lojën që dhe përkushtimin që po e tregojmë, besoj që Ferizaj do të arrijë objektivin për të siguruar mbetjen në Superligë. Gjithsesi, na pret një luftë shumë e vështirë deri në fund të kampionatit”, ka theksuar Edon Sadriu për faqen zyrtare të FFK-së.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika