Edona Maloku-Bërdyna emërohet ambasadore e Kosovës në Portugali

Presidentja, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun-Bërdyna si ambasadore të Kosovës në Portugali. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun-Bërdyna në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes platformës “X”, ku Osmani e përshkroi Malokun-Bërdyna si një profesioniste të dalluar, duke theksuar rëndësinë e këtij emërimi.

“Jam e bindur se ekspertiza dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”, ka shkruar Osmani në X.

Para këtij emërimi, ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Arsimit, një pozitë nga e cila dha dorëheqje para një viti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika