Efiçienca e energjisë përmes pompave termike nga “MIDEA”

Në kohërat që jetojmë tash jemi dëshmitarë të inovacionit të hovshëm në fushën e teknologjisë, mirëpo efiçienca e energjisë është e mundshme edhe përmes pompave termike të cilat i ofron “MIDEA”, të përshtatshme për ngrohje dhe ftohje

Albana Gjonbalaj





Çdo ditë shohim prodhimin e pajisjeve të reja të mençura të cilat kanë funksione të shumëfishta: e bëjnë jetën tonë më të lehtë, shfrytëzojnë më pak energji për funksionimin e tyre dhe na ndihmojnë të kemi të njëjtin komfor termik edhe vizual në hapësirat ku jetojmë e punojmë, duke paguar faturë më të ulët.

E efiçienca e energjisë është e mundshme edhe përmes pompave termike të cilat i ofron “MIDEA”, të përshtatshme për ngrohje dhe ftohje.

E ftuar në emisionin Reload në RTV Dukagjini, ishte ekspertja e çështjeve të efiçiencës së energjisë, Albana Gjonbalaj e cila është edhe bashkëpunëtore për efiçiencë nga MIDEA, ku tregoi në detaje se çfarë është efiçienca e energjisë.

“Efiçienca në parim është me krye një punë duke harxhuar më pak energji, dhe në të njëjtën kohë edhe me kursye edhe me ruajt ambientin. Pra, e blen pajisen efiçiente edhe ajo pajise nëse deri tash nuk ka qenë e çertifikueshme ose ka qenë shpenzuese e madhe e energjisë, tash mundesh me ble ato pajise të cilat e kryejnë të njëjtën punë dhe shpenzojnë më pak.”

Gjonbalaj gjithashtu shtoi se cilat janë pajisjet që ofron “MIDEA”, e që ndihmojnë në kursimin e energjisë.

“Të gjitha pajiset shtëpiake, duke filluar nga: poçat, dritat LED, shpenzuesit e tjerë të mëdhenj që janë pajiset e klimatizimit për ngrohje dhe ftohje, ngrohëset e ujit, lavatriçet, enëlarëset dhe tharëset e rrobave, të gjitha janë shpenzues koxha të mëdhenj dhe të gjitha janë vazhdimisht t’u u përmirësua dhe duke u bërë me teknologjinë e re me qenë sa ma efiçiente të energjisë. Do të thotë ‘MIDEA’ i ofron të gjitha, nga pajiset shtëpiake e deri tek ato që përdoren nëpër biznese dhe institucione të tjera.”

Gjonbalaj në emisionin Reload po ashtu tregoi edhe dallimin në mes të pajisjeve elektrike dhe mënyrave më tradicionale për ngrohje, duke e ditur që të dejat e kanë një qëllim, ngrohjen e ambientit.

“Ka dallim pikërisht tek energjia të cilën e ruan apo të cilën e humb. Pompat termike dhe kondicionerët e ajrit të cilët janë me rrymë, janë vërtetë efiçientë. Ata do të thotë nuk shpenzojnë shumë energji, sepse ata nuk e ngrohin ajrin si e ngrohë një stufë me drunj. Ata e vënë ajrin e ngrohtë në lëvizje dhe atë ajër mandej e shpërndajnë në vazhdimësi. Nxehtësia që e krijon shporeti me rrymë, një pjesë e saj humbet, dikund 25% e saj humbet përmes oxhakut. Pompat termike dhe kondicionerët e ajrit kanë disa benefite. Pra, e kontrollojnë intensitetin, nivelin e temperaturës, më pas mundesh edhe mi programua, po ashtu edhe mi komandua nga larg.”

Pra, një investim në pajise të tilla elektrike tek “MIDEA” ju ndikon drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika