Efikasiteti, 48 orë pas ndalimit, L.M dënohet me një vit burgim

Më pak se 48 orë pas ndalimit nga Policia, L.M është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për armëmbajtje pa leje. Ky efikasitet i Gjykatës erdhi, pasi prokurorja Dulina Hamiti ia ngriti të pandehurit aktakuzën rreth gjysmë ore pas nisjes së hetimeve. Ky po vlerësohet si një rast i cili duhet të merret shembull nga Gjykatat dhe Prokuroritë

Ilustrim

Gjyqtarja Fatmie Dërmaku ka përpiluar dhe shpallur, ndoshta aktgjykimin më të shpejtë në gjithë karrierën e saj.

Për më pak se 48 orë nga ndalimi, L.M është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me një vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

“Është fajtor sepse me datën 15.08.2022 rreth orës 21:45 minuta në fshatin Çagllavicë në rrugën magjistrale në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj është ndalur… Ashtu që gjatë kontrollit nga ana e policisë është gjetur një revole e tipit TT e kalibrit 7.62 milimetra, pa numër serik, dy karikatorë, 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një thikë “Boker”, ka thënë Dërmaku.

L.M, sikurse edhe prokurorja e rastit, Dulina Hamiti nuk ishin prezent përgjatë shpalljes së aktgjykimit.

Gjyqtarja tregoi se i pandehuri u dënua, pasi është recidivist i veprës së njëjtë penale.

E ndaj tij, sikur aktgjykimi, edhe aktakuza u ngrit në një kohë rekorde.

Vetëm rreth 30 minuta pas nisjes së hetimeve, prokurorja Hamiti ngriti aktakuzën.

Kjo bëri, që avokati i të akuzuarit të mos kishte shumë kohë për analizim të shkresave të lëndës.

“Periudha kohore brenda së cilës unë kam pasur kohë që t’i analizoj shkresat e lëndës ka qenë një periudhë më pak se një orë, për shkak se dje në ora 15:00 jam kontaktuar nga Oda e Avokatëve, ndërsa në ora 16:00 veç ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar lidhje me këtë çështje… Unë si avokat deri më tani nuk kam hasur në një rast të tillë që në një periudhë kaq të shpejtë kohore të ndërmerren të gjitha veprimet e Prokurorisë dhe të shkohet deri në shpallje të aktgjykimit nga ana e Gjykatës”, ka theksuar Hajdari.

Nga shoqëria civile, vlerësojnë se ky rast do të duhej të merrej si shembull nga institucionet e tjera të drejtësisë.

“E vlerësojmë si një sinjal pozitiv, si një sinjal i efikasitetit dhe i cili duhet të shërbejë si një lloj modeli për trajtimin edhe të rasteve të tjera në kohë të arsyeshme. Në anën tjetër edhe gjatë analizimit të aktakuzës, e kemi parë që aktakuza i përmbanë të gjitha elementet të cilat parashihen me Kodin e Procedurës Penale”, është shprehur Salihu.

L.M do të nis ta vuajë dënimin me burgim, 15 ditë pas vendimit të formës së prerë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika