Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3” është Egla Ceno.

Aktorja ishte në garë për çmimin e madh me kolegun e saj, aktorin e mirënjohur shqiptar, Julian Deda.

Kujtojmë që finalisti i pestë ishte Meriton Mjekiqi, finalistja e katërt, Heidi Baci dhe finalisti i tretë, Romeo Veshaj.

Ky ishte edicioni i parë që kishte pesë finalistë nga tre edicione gjithsej. Njëherësh është dhe hera e parë që në këtë format çmimin e madh e fiton një grua./data/user/0/com.samsung.android.app.notes/files/clipdata/clipdata_bodytext_240526_025222_712.sdocx

Vlera e çmimit të madh është 100 mijë euro.