Eileen Devitt do të jetë drejtoresha e re e Misionit të USAID-it në Kosovë
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Ilir Dugolli ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj USAID-it. Ai ka treguar se kush do të jetë drejtoresha e re e USAID-it në Kosovë. “Më vjen mirë që mora fotografi nga ceremonia e betimit të drejtoreshës së re të Misionit të USAID-it në Kosovë znj.Eileen […]
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Ilir Dugolli ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj USAID-it.
Ai ka treguar se kush do të jetë drejtoresha e re e USAID-it në Kosovë.
“Më vjen mirë që mora fotografi nga ceremonia e betimit të drejtoreshës së re të Misionit të USAID-it në Kosovë znj.Eileen Devitt. Ne jemi mirënjohës për punën me ndikim të USAID-it dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar me misionin për më shumë se dy dekada tani”, ka shkruar Dugolli.
Më tej, ai e ka falënderuar që kanë ftuar në këtë ceremoni.
“Faleminderit PowerUSAID për ftesën dashamirëse për të marrë pjesë në ceremoninë e lëvizjes disa ditë më parë dhe fat të mirë për drejtorin e ri të misionit”, ka përfunduar ai.
Nice to receive pictures from the swearing-in ceremony of the new USAID Mission Director in 🇽🇰 Mrs Eileen Devitt.
We are grateful for USAID’s impactful work and the strong partnership we have built with the mission for over two decades now.
Thank you to @PowerUSAID for the… pic.twitter.com/MhiC2o5Scs
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) October 27, 2023















