Festivali i Stand Up Comedy do të mbahet duke filluar të premtën e 9 majit dhe të shtunën e 10 majit në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc.

Ky festival është festival komedik dhe mbledh emrat e komedianëve shqiptar.
Hyrja do të jetë falas.


Stand-Up Komedisë Lugina Fest nën patronatin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe i mbështetur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi prej 1 maj është duke zhvilluar aktivitetin e komedise.

“Ky festival do të sjellë humorin më të freskët me aktor komedianë më të mirë nga trevat shqiptare, për t’ju bërë të qeshni si kurrë më parë”, thuhet në njoftim.