Producenti i Al Jazeera-së, Eki Rrahmani ka thënë se për 15 vjet që është pjesë e kësaj medie, asnjëherë s’kanë parë diçka të tillë si në Gaza.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se nuk ka parë kaq shumë persona.

“Situata në Al Jazeera është shumë e tendosur”, tha Rrahmani.Ai rrëfyer se si njëri nga kolegët e tij përderisa ishte duke raportuar në Gaza është vrarë.

“E kanë mbytë njërin nga kolegët përderisa ishte duke raportuar nga Gaza. Ndërsa kolega i tij që ishte me të ka dhe nuk kam të gjitha mjetet mbrojtëse dhe ka thënë se s’kanë çka na duhen këto me logon e shtyp. Gaza është ferr nuk ka kurrfarë mbrojtje si për gazetarë si për fëmijë si për askënd”, – ka thënë tutje Rrahmani

Ai ka kritikuar Perëndimin, pasi sipas tij, ushtrisë së izraelite i ka dhënë dritën e gjelbër për të sulmuar në Gaza.

Rrahmani tha gjithashtu se Gaza është shumë vend i vogël, në komunën e Suharekës.“Të vetmin vend që e gjeta që po iu afroj me Gazës me komunën në Kosovë, është Komuna e Suharekës me 24 katune edhe tash paramendoje këtë gjë me pas 2.3 milionë banorë dhe është duke u sulmuar pa pushim, xhamia, të gjitha shkollat, nuk ki siguri askund”, – shtoi ai për Kallxo.com.