Ekipet e huaja i bashkohen Marokut në përpjekjet për kërkim-shpëtim

Ekipet e huaja të ndihmës dhe shpëtimit po i bashkoheshin përpjekjeve për të gjetur të mbijetuar mes rrënojave të fshatrave të shkatërruara në malet Atlas të Marokut të hënën, tre ditë pas tërmetit më të fortë të vendit

Punonjësit e urgjencës ushtarake spanjolle janë në radhë për të hipur në një avion ushtarak për në Marok pas tërmetit të fuqishëm.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmojnë për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënoja në Marok, pas tërmetit më të fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet.

Një tërmet 6.8 shkallësh i Rihterit e ka goditur të premten qytetin jugperëndimor Marrakesh dhe për pasojë kanë vdekur 2.122 persona, ndërsa mbi 2.421 të tjerë janë plagosur.

Siç ka raportuar The Guardian, në Marrakech, shumë njerëz flinin jashtë në trotuare dhe në sheshe, nga frika e kthimit në shtëpitë e tyre.

Autoritetet marokene ka thënë se ekipet nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkuar në Marok për t’iu ndihmuar autoriteteve vendore.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në të ardhmen mund të pranohen edhe ofertat e vendeve tjera, pasi dërgimi i më shumë ekipeve në këtë pikë në Marok mund të jetë kundërproduktiv, për shkak të mungesës së koordinimit.

Tërmeti e ka bërë rrafsh me tokë fshatin Tafegagte në provincën Al-Haouz, rreth 60 kilometra larg Marrakeshit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, pak ndërtesa shihen në këmbë.

“Gjithçka është shkatërruar. Më është thyer zemra”, është cituar të ketë thënë Zahra Benbrik, 62-vjeçare, të cilës i kanë vdekur 18 familjarë si pasojë e tërmetit.

Sipas mediave në Marok, më shumë se 18.000 familje janë prekur nga ky tërmet.

Maroku ka përjetuar rregullisht tërmete përgjatë bregdetit të tij verior, veçanërisht një tërmet me magnitudë 6.3 afër qytetit Al Hoceima në 2004, i cili vrau më shumë se 600 njerëz.

Ministria e Arsimit njoftoi se mësimet në fshatrat më të goditura të Al-Haouz u pezulluan dhe shkollat ​​nuk do të hapen nga e hëna.

Qytetarët të dielën u dërguan në spitalet në Marrakech për të dhuruar gjak për të ndihmuar të lënduarit, ndërsa shumë u mobilizuan për të ndihmuar të prekurit.

Disa pjesë të medinës historike të Marrakech dhe rrjeti i saj i rrugicave panë dëme të konsiderueshme, me tuma rrënojash dhe ndërtesa të thërrmuara.

Kryqi i Kuq paralajmëroi se mund të duhen vite për t’i riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika