Ekipet e Kosovës fitojnë dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve

Medalja e artë u fitua në basketbollin 3X3, pas fitores në finale ndaj Austrisë. E bronzta u fitua në futboll të vogël, pas fitores ndaj Danimarkës.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë me dije se ekipet e Kosovës në Federatën Sportive të Punëtorëve kanë fituar dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve.

Në Cervia të Italisë, ekipet e Kosovës fituan medaljen e artë në basketboll 3×3 dhe të bronztën në futboll të vogël.

“Ekipet e Kosovës në Federatën Sportive të Punëtorëve kanë fituar dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve, të mbajtura në Cervia të Italisë.

Medalja e artë u fitua në basketbollin 3X3, pas fitores në finale ndaj Austrisë.

E bronzta u fitua në futboll të vogël, pas fitores ndaj Danimarkës.

KOK përgëzon suksesin e ekipeve tona dhe Federatës Sportive të Punëtorëve”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika