Ekipet e ndihmës së parë intervenojnë në shkollën “Faik Konica”, dyshohet për telashe me rrymën
Telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, mëngjesin e së martës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Mal Gashi, komandant i zjarrfikësve. “Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi, gjersa ka theksuar se akoma nuk dihen […]
Telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, mëngjesin e së martës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Mal Gashi, komandant i zjarrfikësve.
“Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi, gjersa ka theksuar se akoma nuk dihen detaje rreth rastit.
Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës si dhe me Emergjencën, por asnjëra nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.















