Ekipet evropiane zbarkojnë në palestrën Minatori në Mitrovicë 

Klubi basketbollistik Trepça ka paralajmëruar se do të jetë nikoqir i turneut kualifikues i FIBA Europe Cup

Palestra Sportive 'Minatori' në Mitrovicë

Ekipi i basketbollit nga Mitrovica Trepça do të jetë nikoqir i turneut kualifikues i FIBA Europe Cup, ku ekipet evropiane do të zbarkojnë në Palestren Sportive Minatori.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi basketbollistik Trepça nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në Facebook.

“E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropiane zbarkojnë në “Minatori”, është shkruar në njoftimin e tyre.

Ndeshjet do te zhillohen nga 27 deri më 30 shtator, ku KB Trepça do të luajë më ekipin gjerman Gottingenin, ndërsa AEK Larcna nga Qipro do të luajë me skuadrën nga Islanda Thor Thorlakshofn.

Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Dhe më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika