Ekipi Bar-Bon fitues i Prizren Edition 3×3
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se është zhvilluar turneu “Prizren Edition 3×3” në organizim të klubit 3×3 Prishtina dhe komunës së Prizrenit. Ekipi fitues i Prizren Edition ishte “Bar-Bon” nga Prizreni, i cili triumfoi në finale ndaj ekipit të Prishtinës. Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u caktua për t’ia dhuruar […]
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se është zhvilluar turneu “Prizren Edition 3×3” në organizim të klubit 3×3 Prishtina dhe komunës së Prizrenit.
Ekipi fitues i Prizren Edition ishte “Bar-Bon” nga Prizreni, i cili triumfoi në finale ndaj ekipit të Prishtinës.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u caktua për t’ia dhuruar çmimin ekipit fitues.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, u ndan çmimin për ekipin finalist dhe për ngulitjen më të mirë, e cila shkoi te Ujkan Karanezi.
Gjatë ceremonisë hapëse të turneut morën pjesë personalitete të rëndësishme si kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, drejtori i Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, dhe Fisnik Juniku, Drejtor i klubit 3×3 Prishtina.

Një ndeshje atraktive u zhvillua pas ceremonisë hapëse, ku morën pjesë ish-basketbollistë të njohur si Shaqir Totaj, Elvira Dushku, Artan Kurti, Fikret Shatri, Anduena Rifati, Valentin Spaqi, Elinda Musliu dhe Arbnor Rifati.
Po ashtu, FBK-ja ka njoftuar se në periudhën nga 10 deri më 12 korrik, në Prishtinë do të mbahet FIBA 3×3 U23 Nations League, ndërsa në datat 14 deri më 16 korrik, gjithashtu në Prishtinë, do të organizohen FIBA 3×3 Women’s Series dhe FIBA 3×3 Challenger Prishtina.
Këto ngjarje të mëdha do të jenë organizuar nga klubi 3×3 Prishtina, me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe komunës së Prishtinës.















