Ekipi FaZe shpallet kampion i PGL Major Antwerp 2022

Ekipi numër një në botë FaZe, mposhti në finale të PGL Antwerp Major 2022, ekipin e dytë më të mirë në botë Na’Vi

Ka përfunduar turneu fantastik dhe më i madh i CS:GO, i mbajtur në Belgjikë, në sallën e sporteve Antwerp Sportpaleis, i cili ishte tejet emocionues dhe i stërmbushur gjatë ndeshjes së finales.

Në finalen e turneut, ekipi FaZe ka mposhtur ekipin ukrainas Na’Vi-n, duke dëshmuar edhe njëherë se është ekipi më i mirë në botë.

Ndeshja është zhvilluar në formatin ‘Bo3’, ku të dyja mapat ka arritur që t’i fitojë ekipi i FaZe, edhe pse me rezultat të ngushtë.

Në mapin e parë FaZe është rikthyer nga rezultati 15:13, për ta dërguar në vazhdime, dhe për ta fituar mapin me rezultat 19:16.

Mapi i dytë ‘Nuke’ i zgjedhur nga ekipi i Na’Vi, gjithashtu ka përfunduar në të mirë të ekipit FaZe, ku ka shkëlqyer veterani i ekipës ‘rain’, rezultati në këtë map ka përfunduar 16:10, dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Në kampionatin Antwerps Sportpaleis në Belgjikë nga 9 maji deri më 22 maj, 24 skuadra nga Evropa, CIS, Azia, Oqeania, Amerika Veriore dhe Jugore luftuan për një grup çmimesh prej 1 milion eurosh.

Ekipi FaZe

FaZe si kampion i turneut, morri me vete çmimin prej 500 mijë dollarë një biletë për në finalen botërore të Blast Premier 2022, ndërsa Na’Vi në vendin e dytë ka fituar 150 mijë dollarë.

Ky është deri tani turneu më i madh ndonjëherë, dhe ajo që është interesante për këtë ndeshje është fakti se këto dy skuadra janë në top dy të renditurat më të mira në botë, ku aktualisht FaZe mban vendin e parë në renditje dhe Na’Vi mban vendin e dytë.

Të fitosh një major nuk është njësoj si të fitosh një ngjarje normale LAN, sepse Majorët ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, kështu që këto momente janë vërtet të veçanta në skenën e Counter-Strike.

Ekipi nga Kosova, gjithashtu humbën kundër këtij ekipi, ndejshen e dytë në “Legends Stage”, me rezultat 16-4.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër ekipit numër një në botë për CS:GO, FaZe, nuk ka qenë aspak e lehtë, edhe pse në fillim të lojës ata i kishin filluar të egërsuar raundet por, nuk ia dolën që të mposhtin ekipin FaZe.

Kjo ka qenë loja e tyre e parë, kundër ekipit që radhiten të parët në ranglistën botërore, dhe tani fitues të turneut më të madh në botë të CS:GO.

Ekipi BNE

Pas kualifikimit në “Legends Stage”, BNE ka humbur betejën në lojën e tretë, që është mposhtur nga ekipi Imperial në ndeshjen eliminuese, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Ekipi nga Kosova, kishte humbur rugëtimin në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, pas tri ndeshjeve të humbura nga ekipe të ndryshme.

Edhe pse nuk arritën që të kalojnë në fazën tjetër të Top 8 ekipeve më të mira, ekipi i BNE  ka treguar se mund të përballet mjaftë lehtë me ekipet më të mira të botës, duke na bërë krenarë me suksesin e tyre historik të pa harruar.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika