Ekipi i Dukagjinit pengohet të raportojë nga shkolla “Sveti Sava” në Gracë (VIDEO)
Ekipi i televizionit Dukagjini është penguar të raportojë nga qendra e vendvotimit në shkollën “Sveti Sava” në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Gazetari, Fatlum Jashari, bëri të ditur se nga menaxherja e kësaj qendre votimi janë përballur me një sjellje arrogante dhe e njëjta ka tentuar që t’i ndalojë raportimin nga hapësirat e shkollës. Jashari u […]
Ekipi i televizionit Dukagjini është penguar të raportojë nga qendra e vendvotimit në shkollën “Sveti Sava” në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Gazetari, Fatlum Jashari, bëri të ditur se nga menaxherja e kësaj qendre votimi janë përballur me një sjellje arrogante dhe e njëjta ka tentuar që t’i ndalojë raportimin nga hapësirat e shkollës.
Jashari u shpreh se pasi i bëri të ditur se janë të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e njëjta ka lejuar raportimin.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.















