Ekipi i NATO-s arrin në Shqipëri për sulmet kibernetike

Delegacioni i NATO-s, ka arritur në Shqipëri, për t’i dalë ndihmë Shqipërisë, pas sulmeve kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me  zëvendës-asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Veri Atlantike(NATO)për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai.

Delegacioni i NATO-së, i cili do të merret me sulmin kibernetike ndaj institucioneve të Shqipërisë ka arritur në Tiranë për ta asistuar qeverinë në nivel politik dhe teknik.

“Ky ekip vjen në vendin tonë për të dhënë asistencë në lidhje me çështjet kibernetike, njohje me situatën aktuale si dhe nevojat dhe mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve në vazhdim”, ka theksuar Peleshi.

Më tej e ai ka folur se çfarë, kishin pasur për qëllim sulmi kibernetik ndaj institucioneve të Shqipërisë.

“Shkatërrimin e plotë të sistemeve dhe platformave të shërbimeve shtetërore, por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe shkatërrimit të të gjithë sistemeve tona të teknologjive të informacionit. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë pasi siguroi prova të pakundërshtueshme për origjinën e sulmit duke ndërprerë menjëherë marrëdhëniet me Iranin”, ka shtuar ai.

Sipas tij, aleatët i kishin dënuar sulmet ndaj Shqipërisë, dhe kishin ofruar e asistencës së specializuar në fushën kibernetike.

“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën krah Shqipërisë nëpërmjet deklaratave të ndryshme apo dhe me afrimin. Aktualisht pas afro 5 javësh punë intensive është bërë i mundur rikthimi i sistemeve dhe platformave të ndryshme në shërbim të qytetarëve të vendit tonë”, sqaroi ministri i Mbrojtjes.

Zëvendës-Asistenti Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Veri Atlantike(NATO)për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai ka deklaruar.

“Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme”.

Arsyeje pse gjendet në Shqipëri ai dhe ekipi i tij, është se për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur.

“Për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë”, ka treguar ai.

Ai ka përfunduar duke treguar se  të gjitha vendet anëtare të NATO-s, në mbështetej të Shqipërisë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika