Ekipi i OKB-së niset drejt centralit bërthamor

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka thënë ekipi i inspektorëve janë nisur drejt centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës dhe pse ka rreziqe të konsiderueshme. Grossi ka thënë se bashkë me ekipin kanë një mision shumë të rëndësishëm për të përmbushurt dhe se mund të vazhdojnë me këtë

Pamje nga sulmi në centralin bërthamor të Ukrainës. Foto: Getty Image

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka thënë se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë kanë udhëtuar për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s të Ukrainës për një inspektim të planifikuar të objektit të enjten e 1 shtatori, pavarësisht rreziqeve “të rëndësishme” të misionit të tyre.

Ekipi i ekspertëve do të fillojë një “vlerësim të menjëhershëm të situatës së sigurisë”, ka thënë Grossi për gazetarët.

Fabrika është afër vijës së parë të luftës në Ukrainën juglindore dhe është pushtuar nga trupat ruse në mars të këtij viti dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e saj.

“Unë jam informuar nga komandanti ushtarak rajonal ukrainas për rreziqet e natyrshme, por duke peshuar të mirat dhe të këqijat dhe pasi kemi arritur deri tani, ne nuk po ndalemi, ne po lëvizim tani,” tha Grossi.

Grossi ka shtuar se e dinë që ekziston një e quajtur ‘zona gri’ ku përfundon linja e fundit e mbrojtjes së Ukrainës dhe fillon linja e parë e forcave pushtuese ruse ku rreziqet janë të konsiderueshme, raporton CNN.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka treguar se në të njëjtën kohë, konsiderojnë se i kanë kushtet minimale për të lëvizur, duke pranuar që rreziqet janë shumë të larta.

Ai ka përfunduar duke thënë se bashkë me ekipin kanë një mision shumë të rëndësishëm për të përmbushurt dhe se mund të vazhdojnë me këtë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika