Ekipi shqiptar BLINK do të luajë në Play-Off të ligës ESEA Advanced

Ekipi BLINK ka siguruar vendin për në Play-Off në ligën ESEA Advanced, me 32 ekipe evropiane. Ndërsa lojën e parë ekipi shqiptar do ta luajë të enjten me fillim nga ora 16:00

Tani ekipi BLINK është në garë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Challenger League, ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mira evropiane

Ekipi shqiptar BLINK tashmë ka siguruar vendin për në Play-Off të ligës ESEA Advanced, ku do të garojnë, gjithsej, 32 skuadra nga Evropa.

BLINK ka siguruar vendin pasi garuan për tre muaj rresht në ligën ESEA Advanced, me ekipe të shumta të Evropës.

Tani ekipi BLINK është në garë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Challenger League, ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mira evropiane.

Gjithashtu, 32 ekipet do të garojnë për një grup çmimesh prej 20 mijë dollarësh, dhe për 8 ekipet më të mira në ligën Esea Advanced.

Ekipi BLINK

Ndeshjen e parë të Play-Off ekipi BLINK do ta zhvillojë të enjten, duke filluar nga ora 16:00, kundër ekipit Apeks.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, por edhe në rast se humb ekipi shqiptar do të kalojë në ‘Lower Bracket’, dhe do të ketë ende mundësi për t’u kualifikuar tutje.

Ndeshja me shumë gjasa do të transmetohet në kanalin zyrtar të ekipit BLINK në platformën Twitch.

Lojtarët e ekipit BLINK janë: Kujtim ‘gulito’ Durmishi, Ahmet ‘2high’ Baftijari, Bledar ‘BledarD’ Dula, Ensar ‘Caleyy’ Ersuzi, Valon ‘vAloN’ Etemi, Babjet ‘Malware’ Muçaj (Trajneri).

Esea Advanced është liga e dytë më e mirë e platformës ESEA, dhe secili ekip do të luajë rreth 16 ndeshje në sezon të rregullt, për të vazhduar me ndeshjet e “play-off”, ku ekipi i parë shkon në ligën tjetër “ESL Challenger League S42”, ndërsa tri ekipe të tjera shkojnë në “ECL S41 Relegation”. /PORTALI D

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika