Ekonomistët: Për 15 vjet ka pasur progres, më së shumti ekonominë e dëmtoi jostabiliteti politik dhe privatizimet

Ilustrim

Rritja ekonomike në vend prej shpalljes së pavarësisë, konsiderohet të ketë pasur trend pozitiv nga ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, ekonominë e ka dëmtuar mungesa e stabilitetit politik.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se duhet kuptuar që periudha më e vështirë e një shteti apo shoqërie është tranzicioni, dhe Kosova e ka paguar me një çmim shumë të shtrenjtë këtë proces të tranzicionit.

“Pika më e dobët ka qenë, definitivisht, ajo që në vazhdimësi kemi pasur mungesë të stabilitetit politik”, ka thënë Gërxhaliu për EO, derisa ka theksuar se nuk mund të jetohet vetëm përmes remitencave, andaj kërkon fuqizim të sektorit privat.

“Kosova është pjesë e procesit evropian dhe global. Kriza e ka bërë të veten, qoftë pandemia Covid19, qoftë kriza ekonomike pas pandemisë Covid. Fakti që jemi duke i përjetuar edhe efektet e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës janë indikatorë, të cilët vërtet e kanë vështirësuar procesin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Nuk jetohet vetëm nga remitencat dhe nga aspekti i fuqizimit të sektorit privat, duhet një partneritet dhe një dialog i mirëfilltë”, ka thënë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Duke bërë një vlerësim të qeverisjes dyvjeçare të Kurtit, Gërxhaliu nuk sheh vend për vetëlavdërim.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu

“Përkundër asaj që flitet që kemi rritje ekonomike, që kemi rritje të buxhetit, rritje te të hyrave në dogana, në ATK, besoj që nuk vend për eufori dhe pompozitet për të arritura, sepse sfidat janë të shumta. Besoj ajo çka duhet të jetë prioritet i prioriteteve është një dialog i mirëfilltë dhe partneritetit publiko-privat”, ka shtuar Gërxhaliu.

Njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha se Kosova është përballur kryesisht me trende pozitive, por dhe negative, sa i përket rritjes ekonomike në këto 15 vjet prej pavarësimit.

Sipas tij, dëmi më i madh është bërë me privatizime. Ndërsa si të arritura, ai veçon ndërtimin e autostradave për Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

“Ekonomia e Kosovës gjatë këtyre 15 viteve ka pasur historikun e vet, përfshirë dhe ngecje. Në disa periudha ka pasur trende pozitive, në disa periudha trende negative”, ka thënë Bellaqa.

“Dihet që për shkak të luftës është shkatërruar ekonomia e Kosovës; diku 600 ndërmarrje janë shkatërruar. Administrata e UNMIK-ut ka qenë disa vite, pastaj është bërë privatizimi”, ka thënë Bellaqa.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa

Sipas njohësit të ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka pasur disa dobësi që janë bërë në privatizim.

“Sidoqoftë rreth 90 për qind e ekonomisë së Kosovës është e privatizuar. Pas pavarësisë ka pasur disa projekte madhore si Rruga e Kombit, rruga me Maqedoninë e Veriut e të tjerë”, u shpreh ai.

“Janë bërë disa hapa pozitivë, por nuk është bërë mjaftueshëm. Për të qenë Kosova funksionale duhet që të forcohet ekonomikisht, sepse sovraniteti ekonomik e forcon sovranitetin juridik”, ka theksuar Bellaqa. EO

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika