eKosova tani i disponueshëm si aplikacion në iOS dhe Android

Platforma digjitale e shërbimeve publike, eKosova, tani është e aksesueshme edhe si aplikacion për pajisjet iOS dhe Android.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj platforme në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset.

Sipas Kurtit, eKosova ka tashmë mbi 1 milion përdorues të regjistruar dhe ofron më shumë se 220 shërbime elektronike.

“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!

Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika