Ekskluzive, emërohen anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, nga MAShTI-i

RTV Dukagjini ekskluzivisht ka siguruar vendimin e Ministrisë së Arsimit për emërimin e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Atyre u është vazhduar mandati sepse që të katërtit kanë qenë pjesë e Këshillit Drejtues. E njohësit e arsimit kanë kritika të shumta në lidhje me procedurat e emërimit të tyre në organin kryesor qeverisës të UP-së

Objekti i Ministrisë së Arsimit





Edhe pse viti i ri akademik në nivelin e lartë të arsimit ka filluar, Këshilli Drejtues, i cili është organi kryesor qeverisës i universitetit të Prishtinës, nuk ka funksionuar plotësisht.

Aty mungojnë edhe katër anëtarë të cilët sipas ligjit, të drejtë emërimi ka Ministria e Arsimit.

RTV Dukagjini, ekskluzivisht ka siguruar vendimin e kësaj ministrie për emërimin e 4 anëtarëve në këtë organ.

Hajrullah Koliqi, Arta Shehu Zaimi, Arbëresha Turjaka dhe Altin Sahiti do të ushtrojnë këto përgjegjësi edhe për një mandat tjetër, pasiqë të njëjtit ishin anëtarë të KD-së edhe mandatin e kaluar.

Kjo është konfirmuar edhe nga Altin Sahiti, i cili përmes telefonit bëri të ditur se gjatë së premtes do të vendosin nënshkrimin edhe për një mandat të ri.

 

Në lidhje me këtë situatë, kritika të shumta për mosfunksionalizimin e Këshillit Drejtues të UP-së ka ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Ai thotë se duhet një riformim i plotë i mënyrës së zgjedhjes së këtyre anëtarëve.

Xhavit Rexhaj, ish-zëvendësministër i Arsimit

“Kjo nuk e ndihmon aspak rektorin dhe as universitetin që të funksionojë. Mënyra e tanishme e funksionimit dhe emërimit të këtij bordi është shumë problematike. Është shumë e rëndësishme që edhe studentët të jenë të përfaqësuar në këtë organ, e dyta, ky parimiteti pesë anëtarë të universitetit dhe 4 nga ana e Ministrisë, nuk e ndihmon shumë funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa, njohës tjetër i kësaj fushe, Rinor Qehaja, thotë se Këshilli i ri drejtues kur të funksionalizohet, të kthej vëmendjen tek studentët.

Rinor Qehaja, njohës i Arsimit

“Shpresoj shumë që Këshilli i ri të riorientojë Universitetin e Prishtinës drejtë një cilësie më të rritur, por më e rëndësishmja drejtë një oferte për studentët që në thelb, ofron përgjigje kërkesave të tregut të punës në Kosovë, pra Bordi i ri duhet të kthej vëmendjen tek studentët dhe në interes vetëm të tyre”, ka theksuar Qehaja

Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote.

Ministria e Arsimit, emëron katër anëtarë dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë, ndërsa Senati zgjedh pesë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i universitetit.

Njëra nga detyrat me rëndësi e Këshillit Drejtues është edhe zgjedhja e Rektorit.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika