Ekskluzive: FFK-ja suspendon koordinatorin e futsallit, Arben Zhjeqin

Koordinatori i futsallit Arben Zhjeqi, është suspenduar nga FFK-ja

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) javë më parë kishte marrë vendim për ta suspenduar nga pozita e koordinatorit të futsallit, Arben Zhjeqin.

Sipas burimeve të RTV Dukagjini, ish-futbollisti i njohur, tani koordinator i futsallit, Arben Zhjeqi, ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2021, ndërsa javë më parë është suspenduar nga FFK-ja por, që ky vendim nuk është bërë i ditur nga institucioni më i lartë i futbollit vendor.

RTV Dukagjini, ka kontaktuar edhe ish-futbollistin e njohur, Arben Zhjeqi lidhur me rastin por, i njëjti nuk ka pranuar të flasë për suspendimin e tij.

Arben Zhjeqi ishte një ndër futbollistët më cilësor i dal nga futbolli i Kosovës në vitet e pasluftës, ndërkohë që la gjurmë në disa skuadra kosovare. Zhjeqi i ka fituar tre tituj kampioni me Prishtinën dhe një me Trepçën.

FFK-ja muajin e kaluar gjithashtu ka larguar nga puna edhe Eroll Salihun pasi ky i fundit ishte kundër rizgjedhjes së Agim Ademit në krye të FFK-së.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika