Ekskluzive – flet vajza e së moshuarës që u rrah në Pejë, shprehet e tronditur dhe e tmerruar për rastin

Në një linjë direkte me RTV Dukagjini, vajza e së moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë





Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, është shprehur e tronditur për rastin.

Në një linjë direkte me RTV Dukagjini, vajza e së moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës.

Rrahja e së moshuarës në Pejë, Elshani: Ka ndodhur që një javë, dy prokurorë po merren me rastin në fjalë

Dy personat e ndaluar për rastin e keqtrajtimit të së moshuarës nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, tashmë janë duke u intervistuar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, për RTV Dukagjini, i cili ka theksuar se lidhur me rastin janë duke u marrë dy prokurorë.

Ai ka potencuar se ndonëse është një video alarmante dhe shqetësuese, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Megjithatë, ai e quan ngjarje të rëndë, dhe se për të njëjtën janë duke mbledhur informacionet e duhura.

“Që një javë ka ndodhur ky rast. Nuk i ka më shumë se një javë. Janë dy persona në stacion, pas intervistimit besojmë se këta persona do të arrestohen, dy prokurorë po merren me këtë rast. Ajo video ka qenë alarmante. Në momentin që e kemi marrë informacionin, e kemi pranuar videon nga gazetarët e juaj. Nuk mund të themi asgjë për pozitat e tyre, sepse po i intervistojmë. Të gjitha masat po ndërmerren. Kjo është një video alarmante, shqetësuese të shihet, nuk ka lëndime trupore, por është e rëndë. Nuk kemi informacion që zonja ka ndonjë problem. Jemi në mbledhje të informacioneve”, është shprehur Elshani.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi për Portalin Dukagjini ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Ai ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara e cila shihet në video duke e keqtrajtuar të moshuarën si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”,  kanë rrahur fizikisht një të moshuar.

RTV Dukagjini ka kontaktuar me këtë Qendër, ku infermierja kryesore nuk ka mohuar se e njëjta është xhiruar aty, duke thënë vetëm se menaxheri do të japë sqarime më vonë.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Ndërkaq, për këtë rast është kontaktuar edhe Policia e Kosovës por që deri në publikimin e lajmit nuk ka dhënë ndonjë informacion.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se janë duke e verifikuar rastin dhe duke u marrë me të.

“Nuk mund te konfirmoj ende se është arrestuar dikush, por vetëm se kryeprokurori tashmë ka angazhuar 2 prokurorë të cilët bashkë me njësitë policore janë në vendngjarje ku mendohet se është incizuar video qe ka dalë në media”.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika