“Kam informacion që një person është arrestu dhe është liru për këtë rast”.

Kështu ka deklaruar donatori i Trepçës, Avni Haxhiu në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se “ky person është arrestu në Francë, ka qëndru në burg dy ose tri ditë, por nuk po e them emrin”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.