Ekskluzive: Katër autoblinda vendosen në Bërnjak

RTV Dukagjini ka siguruar pamje të vendosjes së autoblindave në Bërnjak si masë e shtimit të kontrollit

Autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Bërnjak

Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku ishte qëlluar një veturë e policisë me armë zjarri, tashmë autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë janë vendosur edhe në pikën kufitare në Bërnjak.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje të vendosjes së autoblindave në këtë pikë, ku janë vendosur, gjithsej, katër të tillë.

Në videon e publikuar shihen autoblindat teksa janë nisur nga fshati Zupç, aty edhe ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në mëngjesin e së martës.

Të njëjtit kanë marrë rrugën drejt Bërnjakut, në mënyrë që të vendoset rendi dhe siguria në atë pjesë.

Po ashtu, RTV Dukagjini pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.

Siç raportoi gazetari i RTV Dukagjinit, Blendon Arifi, rruga drejt vendit të sulmit ishte e bllokuar. Kjo për arsye se NJSO, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.

Ndryshe, mëngjesin e së martës, Policia e Kosovës sërish është bërë pre e sulmeve në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.

Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bërnjak

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Por, kjo nuk është sulmi i parë ndaj policisë në këtë pjesë të vendit.

Ekskluzive: Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika