EKSKLUZIVE: Klubet e Superligës mblidhen sot, diskutojnë zhvillimet e fundit në FFK

Klubet kosovare të futbollit këtë të martë do të takohen për të diskutuar për zhvillimet e fundit në FFK dhe moslicensimin e kësaj federate nga MKRS-ja

Fotografi ilustruese

Klubet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së parë në futboll janë shprehur të shqetësuara rreth lajmeve të fundit për kreun e FFK-së Agim Ademi, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë, dhe për moslicensimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve, ata do të mblidhen për të zhvilluar një takim këtë të martë.

RTV Dukagjini ka kuptuar se ky takim do të zhvillohet në orën 13:00.

Ndërsa, MKRS-ja ende nuk ka marrë vendim për moslicensimin e FFK-së, mirëpo edhe zhvillimet e fundit kanë bërë që të gjitha klubet të mblidhen për diskutim.

Komisioni vlerësues për licensimin e Federatave ka kërkuar dokumente shtesë nga FFK-ja gjatë procesit të licensimit, derisa këta të fundit janë bindur se do t’i plotësojnë edhe dokumentet shtesë dhe do të licensohen, mirëpo deri më tani akoma nuk ka pasur asnjë risi në këtë drejtim.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që kryetari i FFK-së Agim Ademi të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.

Sa i përket kësaj, Dukagjini ka kërkuar qëndrimin e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-s.

Ata në një përgjigje kanë thënë shkurt se janë duke e monitoruar situatën dhe janë në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika