Ekskluzive: Komunikimet e Igor Popoviq me shefat e BIA-së serbe

Tv Dukagjini ka në dorë ekskluzivisht komunikimet që ka realizuar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq me një nga shefat e Intelegjencës serbe, Bojan Dimiq dhe shefit të tij në Zyrën e Kosovës, Petar Petkoviq. Aty shpërfaqen planet e tyre për t’i mbajtur larg Kosovës, të dënuarit për krime lufte në Kosovë

Igor Popoviq, ndihmës drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë që u arrestua në Kosovë këtë muaj pasi fyu UÇK-në duket se raportet me krerë të Intelegjencës serbe, BIA i kishte të mira e komunikimet me ta lidheshin kryesisht për zhvillimet në Kosovë.

TV Dukagjini ka siguruar komunikime të tij me një nga drejtorët e BIA-së, të njohurin Bojan Dimiq ku shihet qartë që kishin avokuar që të dënuarit në mungesë nga Gjykatat në Kosovë t’i mbanin larg territorit të Kosovës.

Në komunikimin që kanë bërë në maj të vitit 2023, ata flasin për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj serbit Çedomir Aksiq, i cili u dënua në mungesë, në vitin 2024 me 15 vjet burgim për krime lufte në Reçak, Mollopolc e Petrovë.

Pos me Bojan Dimiq, Dukagjini ka siguruar edhe komunikime të Popoviqit me shefin e tij, drejtorin e të ashtëquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Ata kanë folur për një kriminel serb të veriut, qw ka mbiemrin Kompiroviq.

Sipas të dhënave të siguruara, besohet se qëllimi i bisedës është përdorimi i mëtejshëm përmes shantazhit në rezistencë serbe ndaj institucioneve të Kosovës. Sipas bisedës (e realizuar në maj të vitit 2025), shihet se ata diskutojnë për të me të dhënat e drejtorit të BIA-s, Bojan Dimiqit dhe një gjyqtarje serbe të quajtur Jelena Krivokapiq.

Në një komunikim tjetër të siguruar shihet që ndonëse publikisht nuk pranohet shteti i Kosovës, në këtë komunikim i referohen edhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Igor Popoviq, në komunikimin e datës 12 korrik 2023 që e bën me drejtorin e BIA-s Bojan Dimiqin, si duket përpiqen që ta sqarojnë një situatë lidhur me kriminelin e luftës Ratko Vllahoviq, i cili është akuzuar për krimet në fshatrat Qyshk dhe Katund i Ri të Pejës. Qëllimi i bisedës është që t’i lajmërojnë ata se janë duke u kërkuar nga drejtësia.

Pos kësaj, të martën TV Dukagjini kishte publikuar disa përgjime të Popoviqit të realizuara në një takim formal dhe joformal në Bruksel.

Audioincizim i realizuar nga Popoviq ishte illegal dhe aty dëgjioheshin delegacioni serb në Bruksel, në takim me zyrtarët e BE-së. Takimi ishte realizuar më 17 shtator 2020, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika