Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt Prishtinës (Numri i fluturimit: XY1237).

Aeroplani me shtetasit boshnjakë pritet të ateroj në Prishtinë sonte në ora 23:00. Sipas burimeve të Dukagjinit, në këtë fluturim ndodhen gjithsej 13 persona, njëri nga ta me pasaportë amerikane.

Dukagjini nga burimet e veta brenda ministrisë merr vesh ekskluzivisht se operacioni humanitar dhe logjistik u realizua me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe diplomatik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Në koordinimin e këtij procesi, burimet e Dukagjinit thonë se rol të rëndësishëm ka pasur Ambasada e Kosovës në Zagreb, e cila ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike për të mundësuar kthimin e sigurt dhe të organizuar të udhëtarëve.

“Në zbatimin e këtij riatdhesimi rol kyq ka pasur Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, e cila ka marrë pjesë aktive në koordinimin ndërmjet institucioneve përkatëse dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim që të mundësohej kthimi i sigurt dhe i organizuar i udhëtarëve. Ky veprim konfirmon rëndësinë e solidaritetit ndërmjet shteteve dhe të komunikimit efektiv diplomatik në situata kur kërkohet veprim i shpejtë dhe i koordinuar për të siguruar mbrojtjen dhe kthimin e qytetarëve”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës edhe një herë ka dëshmuar gatishmërinë që, në bashkëpunim me shtetet partnere dhe rrjetet diplomatike, të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale”, thotë burimi.

Ky riatdhesim është shembull i bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe i koordinimit diplomatik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika