Ekskluzive | Ministria paralajmëron FFK-në: Kuvendi Zgjedhor më 5 shkurt në rrezik

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka dërguar një shkresë zyrtare Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të cilën e ka siguruar TV Dukagjini nga burime brenda FFK-së, ku ngre shqetësime serioze lidhur me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për 5 shkurt, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për harmonizimin e Statutit dhe përfundimin e procesit të licencimit.

Sipas MKRS-së, FFK ende nuk i ka përmbushur obligimet e dala nga procesi i licencimit të vitit 2023, të dakorduara me UEFA-n, FIFA-n dhe vetë Ministrinë, përfshirë harmonizimin e Statutit me Ligjin për Sport dhe rregulloret përkatëse.

Në shkresë theksohet se ende nuk ka përfunduar licencimi për shtatë (7) lidhje rajonale dhe për shoqatat profesionale, çka bie ndesh me ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Ministria vë në pikëpyetje edhe përbërjen dhe legjitimitetin e Kuvendit Zgjedhor, duke rikujtuar se të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e licencuar, si dhe duke theksuar se disa praktika zgjedhore të deritanishme nuk janë në përputhje me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.

MKRS kërkon që para mbajtjes së Kuvendit, FFK të harmonizojë Statutin, të përfundojë procesin e licencimit dhe të konsultojë draftet me Agjencinë e Sportit.

 

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika