Ekskluzive: Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pas sulmeve në veri, vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, në Bërnjak

Pas raportimit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, forcat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Bërnjak.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bërnjak

Kjo për shkak të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në atë pjesë.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është stacionuar Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bërnjak

Po ashtu, RTV Dukagjini pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.

Siç raportoi gazetari i RTV Dukagjinit, Blendon Arifi, rruga drejt vendit të sulmit ishte e bllokuar. Kjo për arsye se NJSO, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.

Vetura e Policisë së Kosovës e sulmuar nga armë zjarri

Ndryshe, mëngjesin e së martës, Policia e Kosovës sërish është brë pre e sulmeve në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Por, kjo nuk është sulmi i parë ndaj policisë në këtë pjesë të vendit.

Ekskluzive: Pamje nga sulmi ndaj policisë në veri

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika