Ekskluzive: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është pjesë e agjendës në takimin e së hënës
Të hënën e 24 prillit, Kosova zyrtarisht është në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE). Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE vitin e kaluar, por në bazë të planit evropian, për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Ohër shteti i serb nuk ka të drejtë ta pengojë shtetin kosovar për tu integruar nëpër […]
Të hënën e 24 prillit, Kosova zyrtarisht është në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE).
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE vitin e kaluar, por në bazë të planit evropian, për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Ohër shteti i serb nuk ka të drejtë ta pengojë shtetin kosovar për tu integruar nëpër organizata ndërkombëtare.
Ndërsa kjo marrëveshje është për t’i normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa politikani serb Vuk Jeremiq, për shkak të planit evropian ka nisur një referendum në Serbi ku po pretendon që ta ndalojë zbatimin e tij.
Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se, që nga viti 2011 në Këshillin e Evropës kërkohet një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës, por sipas Jeremiqt procedura e pranimit për Kosovën do të nisë të hënën e 24 prillit, duke u bazuar në marrëveshjen franko-gjermane.
Për këtë, ai ka thënë se nisja e procedurës se pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është dëshmi se zbatimi i atij planit evropian ka nisur.
“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani[franko-gjerman] duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jeremiq.
Sipas Jeremiqit këtë të hënën në Strasburg do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në KiE.















