EKSKLUZIVE: Pse u dënua me kusht për dhunë në familje i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares? (Dokument)

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Ekrem Rexhepi u dënua me burgim me kusht për shkak se kishte tentuar ta sulmonte motrën dhe vëllain e tij. RTV Dukagjini e ka siguruar aktgjykimin e datës 01.12.2020 përmes Ligjit për qasje në dokumente publike, e i cili është i redaktuar

Ekrem Rexhepi, i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares probleme të shumta u kishte shkaktuar edhe familjes së tij. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ai u dënua me burgim me kusht për shkak se kishte tentuar ta sulmonte motrën dhe vëllain e tij.

RTV Dukagjini e ka siguruar aktgjykimin e datës 01.12.2020 përmes Ligjit për qasje në dokumente publike, e i cili është i redaktuar.

Rasti i dhunës në familje kishte ndodhur më 30 mars të 2020-s derisa pas fjalosjes me ta, Ekrem Rexhepi e kishte kërcënuar edhe babanë e tij, i cili kishte ndërhyrë për të parandaluar sulmin ndaj dy fëmijë të tij të tjerë.

“Me datë 30.03.2020, rreth orës 19:45, në rrugën ”….”, në …, konkretisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin-babanë e tij H.R., lidhur me fjalosjen në mes të pandehurit dhe motrës e vëllait të tij dhe tentim sulmin ndaj të njëjtëve nga ana e të pandehurit, në atë momente ka ndërhyrë i dëmtuari H… duke e penguar të pandehurin, mirëpo i njëjti tenton ta godas edhe të dëmtuarin, ndërsa e ndaluan bashkëshortja dhe djali i të dëmtuarit, atëherë i pandehuri ishte bërë nervoz dhe e kërcënoi të njëjtin me këto fjalë kërcënuese „Deri nesër në ora 15:00 i dua 2500€, ose do të këpus në mes dhe do të lë në karrocë“, „ty dhe E… do t’ju lë në karrocë, më lironi shtëpinë dhe nuk të intereson çka bëjë unë“, si pasojë e këtyre veprimeve të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktgjykim.

Por, gjykatësi Kushtrim Shyti e kishte konsideruar si rrethanë lehtësuese faktin se Ekrem Rexhepi e kishte pranuar fajësinë dhe atë e kishte dënuar vetëm me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.

Madje, në aktgjykim vlerësohet se kjo do të ndihmonte në risocializimin e tij, ani se i njëjti kishte edhe raste të tjera të mëhershme e probleme me ligjin, të cilat fare nuk merren parasysh në aktgjykim.

Ekrem Rexhepi kishte edhe një aktgjykim dënues të vitit 2019 dhe tri aktvendime të tjera po për raste të vjedhjes por të cilat aktakuza Gjykata i kishte hedhur poshtë për shkak të parashkrimit.

“Gjykata vlerëson se dënimi i shqiptuar dënim me kusht në rastin konkret është i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit, shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe me intensitetin e rrezikimit apo dëmit që i është shkaktuar vlerës së mbrojtur nga kryerja e kësaj vepre penale. Po ashtu, gjykata vlerëson se një dënim i tillë do të ndikojë në parandalimin e të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen si dhe në rehabilitimin e tij, në parandalimin e personave tjerë nga kryerja e veprave penale, në kompensimin e palës së dëmtuar për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale si dhe në shprehjen e gjykimit shoqëror në raport me veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në shoqëri, duke ndikuar në këtë mënyrë në përmbushjen e qëllimit të dënimit, të paraparë në nenin 38 të KPRK-së”, shkruan gjykatës Kushtrim Shyti në aktgjykimin e vitit 2020.

Aty shtohet gjithashtu, se i njëjti pos pranimit të fajësisë, ka pranuar edhe t’i kërkoj falje prindit të tij, fakt me të cilin është mjaftuar Gjykata që ta dënoj vetëm me kusht.

Ekrem Rexhepi bashkë me 4 persona të tjerë, përfshirë vëllain e tij, po dyshohen se për më shumë se 5 orë e kanë dhunuar një fëmijë 11 vjeçare në Prishtinë.

Ata të gjithë janë në paraburgim derisa për këtë rast deri tani, dorëheqje ka dhënë Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi, drejtor i Drejtoratit për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve.

0105-Aktvendim L.N dhe E.R

Aktgjykim A.L etj

Aktvendim I.K, A.K dhe E.R (2)

P.nr.991-20- E.R

P.nr.4111-17-Aktvendim

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika