EKSKLUZIVE: Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit, sigurimi shtyen fizikisht gazetarin e RTV Dukagjinit (VIDEO)

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejtë e shpejtë ka ndodhur edhe kanë ik”.

Kështu ka deklaruar Valon Syla drejtpërdrejt nga ambientet e QKUK-së për Dukagjinin.

Syla ishte duke folur akoma kur gazetarit të RTV Dukagjinit iu pengua filmimi nga Policia e Kosovës. I njëjti dëgjohet duke thënë se është shtyerë fizikisht nga sigurimi i spitalit.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka deklaruar se gazetarit Valon Syla janë duke iu bërë ekzaminimet.

Gazetari Valon Syla ishte sulmuar mbrëmjen e së martës me ç’rast, është përcjellur në QKUK. Ai ka thënë se Syla pritet të lëshohet për në shtëpi.

“Janë duke u kryer ekzaminimet, me gjasë do të lëshohet në shtëpi”, ka treguar Syla për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika