Ekskluzivisht në ‘Dueli Sportiv’, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përballë panelistëve

Të dielën në ekranin e RTV Dukagjini, emisioni "Dueli Sportiv" për 1 orë e 30 minuta do sjell para jush intervista ekskluzive dhe përmbledhjen e javës në sportin kosovar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Emisioni sportiv “Dueli Sportiv” në Radio Televizionin Dukagjini,  të dielën vjen me intervistën ekskluzive me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili do të jetë në një panel përballë panelistëve të “Dueli Sportiv”, me fillim nga ora 22:00.

I pari i sportit në vendin tonë, në intervistën ekskluzive për RTV Dukagjini do të flet për  Strategjinë Kombëtare për sport, Kosovën si shtet i xhudos, rritjen e buxhetit për federata, infrastrukturën dhe subvencionet për sport.

Çeku flet edhe për licencimin e Federatave Sportive, mosnënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Kosovës për financimin e saj si dhe çfarë po ndodhë me stadiumin e Gjilanit dhe atë të Mitrovicës.

Në pjesën e dytë të emisionit në detaje do të ndalemi te flasim për kryendeshjen e xhiros së 15-të në mes të Dritës dhe Ballkanit si dhe komplet ndeshjet nga kjo xhiro.

Emisioni qendror i sportit në RTV Dukagjini, “Dueli Sportiv” me Ndrec Gjonaj dhe Erza Brahushi, transmetohet çdo të diel nga ora 22:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika