Eksodi i shqiptarëve nga Kosova, Krasniqi: Në kujtesën tonë kolektive, ende janë të freskëta pamjet e trishta të kësaj tragjedie

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve nga Kosova, ka rikujtuar dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhumë nga shtëpitë e tyre

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve nga Kosova, ka rikujtuar dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre.

“Sot rikujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre prej forcave paramilitare serbe, duke i detyruar ata ta braktisin atdheun e tyre – Kosovën, për t’u shpërngulur kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni”, ka shkruar Krasniqi.

Pamje nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Kreu i PDK-së ka shtuar se në kujtesën kolektive janë ende të freskëta “pamjet e trishta” të asaj dite.

“Duke kujtuar këto vuajtje dhe sakrifica tonat, e në shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapën dyert e zemrat e tyre për ne, sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës”, ka theksuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

24 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika