Ekspertët shpërfaqin të metat e mëdha të ligjit për tekste shkollore
Takimi ishte destinuar për dëgjim publik dhe komente mbi Projektligjin për Tekste Shkollore, që u organizua nga Komisioni për Arsim. Por, nga vetë komisioni në fjalë, pjesë morrën vetëm dy deputete të pushtetit që njëherësh janë edhe në grup punues të këtij projektligji. Pasi ministrja Arbërie Nagavci lavdëroi projektligjin e saj të ri, mundësia për […]
Takimi ishte destinuar për dëgjim publik dhe komente mbi Projektligjin për Tekste Shkollore, që u organizua nga Komisioni për Arsim.
Por, nga vetë komisioni në fjalë, pjesë morrën vetëm dy deputete të pushtetit që njëherësh janë edhe në grup punues të këtij projektligji.
Pasi ministrja Arbërie Nagavci lavdëroi projektligjin e saj të ri, mundësia për të folur u kaloi të pranishmëve, ekspertë e përfaqësues, që kishin gjetur shkelje të shumta brenda këtij porjektligji.
Sipas avokatit Arbër Jashari, ky dokument bie ndesh me parimet e kushtetutëse.
Por, në sikurse të gjitha kritikat tjera thuajse, edhe këtu ministrja nuk pati përgjigje mbi atë se ky ligj i parasheh ministrisë një të drejtë absolute.
“Ishte edhe ajo cështja e ndryshimit të traditës, sigurisht ligjet për këtë bëhën, për këtë rishikohen që të adresohen ato që është dashtë të rishikohen,” tha Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ministrja përvec që tregoi se cdo mangësi që e shihni në ligj pretendohen të zgjidhet brenda dikasterit që ajo drejton përmes udhëzimeve administrative, ajo theksoi se se edhe tekstet do të rishikohen kurdo që ministria e sheh të nevojshme.
“Nuk pash kufizim në ligj të jetë një kufizim 3-5 vjet për rishikim të teskteve,” tha autori, Ilir Mazreku.
“Nëse vlerëoshet se duhet të ketë tekst të ri, ajo vendoset me vendim të ministrisë. Skemi nevojë të jemi të prerë, mund të ketë teskte të mira që vazhdojnë mbi 5 vjet, dhe munden të rishikohen pas 2 viteve,“ shtoi Nagavci.
Shumica e dilemave dhe kritikave tjera që të pranishmit i kanë prezantuar, nuk kan marr përgjigje të mërkurën, vecse të njejtit janë rekomanduar që komentet ti adresojnë edhe me shkrim deri të hënën tek grupi punues.
Ky dëgjim publik është mbajtur mes dy leximesh të projektligjit për tekstet, pasi pretendohet se i njejti ka kaluar më 7 mars të këtij viti në kuvend.
Edhe pse akoma vazhdojnë dilemat se për votimin e këtij ligji nuk ka pasur kourum, dilemë që e kishte shprehur edhe kryeparlamentari në momentin e votimit.
Sipas pamjeve të kuvendit dhe të mediave, dallohet fare lehtë se në votim kanë marr pjesë vetëm 60 deputetë.















