Eksperti britanik: Serbia po e përgatit ‘recetën ruse’ për t’i paraqitur serbët në Kosovë si të rrezikuar

Narrativa serbe e përshtatur sipas “recetës ruse”, anulimi i vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov në Serbi, statusi i Serbisë si vend kandidat për BE dhe sanksionet ndaj Rusisë, janë disa nga pikat kyçe të trajtuara nga eksperti britanik

Daniel Smith-ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë

“Në raport me Kosovën, gjithnjë e më shumë po shohim një narrativë serbe të përshtatur sipas ‘recetës ruse’, ku serbët që jetojnë në Kosovë paraqitet si ‘popullatë e rrezikuar’ ose përsërit nevojën e tij për ‘mbrojtje’”.

Kështu është shprehur analisti britanik, Daniel Smith, teksa ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po i shërben vazhdimisht interesave të Rusisë.

Sipas tij, politika e ashtuquajtur neutrale e Vuçiq-it është më proruse se çdo gjë tjetër.

“Në shumë raste, ai u shërbeu më shumë interesave të Rusisë sesa dhe popullit serb. Politika e tij e ashtuquajtur neutrale është më proruse se çdo gjë tjetër. Si mund ta quajmë ndryshe presidentin e një vendi kandidat për në BE, Vuçiq-in, veçse një ‘idiot i dobishëm” që lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Vladimir Putin-i? Apo të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta”, ka thënë ai në një intervistë për Al Jazeera.

Në anën tjetër, Smith ka përmendur edhe anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi.

Këtë anulim, Smith e ka quajtur sinjal të mirë për rajonin, sepse “mohuesi i krimeve të luftës në Rusi, Ukrainë dhe Serbi në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, u pengua të rrisë tensionet edhe më shumë me vizitën në Beograd”.

“Së dyti, bllokimi i hapësirës ajrore për fluturimin e Lavrov-it, dëshmon rëndësinë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO për sigurinë e tyre dhe të rajonit në përgjithësi”, është shprehur ai.

Për të, gatishmëria e liderëve serbë për të pritur Lavrov-in në një kohë kur liderët evropianë dhe botërorë po presin liderët ukrainas, është një provë shtesë se Serbia po mbështet në mënyrë aktive Rusinë.

Po ashtu, ai ka potencuar se është koha që BE-ja të shqyrtojë seriozisht statusin e Serbisë si vend kandidat.

“Nëse Serbia nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe nuk ndalon së mbështeturi në mënyrë aktive Rusinë, atëherë BE-ja duhet të pezullojë procesin e integrimit të Serbisë dhe të vendosë sanksione ndaj saj, veçanërisht ndaj liderëve të saj prorusë”.

“BE-ja nuk duhet të mashtrohet nga loja e Vuçiqit, i cili po arrin marrëveshje të reja me Putinin për gazin dhe armët ruse, duke luajtur rolin e viktimës”, shtoi ai.

Siç ka theksuar Smith, vota e Serbisë në favor të një rezolute të OKB-së që dënon agresionin rus kundër Ukrainës është simbolike dhe nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete dhe sanksione të plota dhe aktuale kundër Rusisë.

Ai pohon se duke përhapur propagandë dhe narrativa proruse, Kremlini po përpiqet që të rrisë tensionet ndëretnike në Ballkan.

“Me këtë, Rusia po përfiton nga ngritja e nacionalizmit serb dhe përkrahjes nga Kisha Ortodokse Serbe. Gjithashtu, disa kërkime nga media dhe institute në Ballkan kanë treguar raste të ndërhyrjeve të inteligjencës ruse në cenimin e sigurisë kombëtare të vendeve ballkanike”, pohon ai.

Smith, po ashtu, ka theksuar se fjalimi i ambasadorit rus në Kuvendin e Republikës Serbe ishte një mesazh i keq për sigurinë e Ballkanit dhe se Igor Kalabuhov duhet të shpallet persona non-grata dhe të dëbohet nga vendi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika